Si gjithmonë, edhe në takimin e fundit, Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së sabotoi simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Kjo parti – qeveri përdor flamurin kombëtar si instrument për akumulimin dhe abuzimin e pushtetit që buron nga flamuri shtetëror.
Qeveria abuzon me pushtetin e saj duke shfrytëzuar flamurin shtetëror për të manipuluar financat, ligjet, dhe gjendjen sociale e ekonomike.
Kjo parti – qeveri dhe ky kryeministër, në varësi të rrethanave dhe situatave, kapen pas çfarëdolloj ngjyre apo flamuri. Këta njerëz nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë emocion për misionin që buron nga flamuri kombëtar dhe ai shtetëror.
Përndryshe, pagat po i merrni prej shtetit, sikurse buxhetin e partisë prej Kuvendit, e në takime asnjë simbol i shtetit. Ende nuk është shpikur ndonjë himn apo simbol për mashtruesit!