Sulmuesi i krahut, Islam Slimani do të vazhdojë karrierën në Francë pasi pritet t’i bashkohet skuadrës së Lyonit gjatë kësaj jave. Mediumet angleze kanë raportuar të martën, se Lyoni në parim ka arritur marrëveshje me Leicesterin për transferimin e Slimanit. Algjeriani 32-vjeçar, këtë edicion ka vetëm një paraqitje në Premier League dhe ka kontratë me Leicesterin deri në verën e këtij viti.
Ai te Lyoni do ta zëvendësojë sulmuesin francez Moussa Dembele, i cili pritet të transferohet te Atletico Madridi. Slimani krahas Leicesterit, karrierë ka bërë edhe te Monaco, Fenerbahçe, Neëcastle Unitedi e Sportingu.