Diego Godin duket të ketë mbetur jashtë planeve të Interit, ndërsa burime franceze raportojnë se ai po kërkohet nga Olympique Lyonnais.
Pas nëntë viteve të kaluara te Atletico Madridi, 34-vjeçari ishte lënë lojtar i lirë, të cilin e transferuan Nerazzurrët.
Mbrojtësi i ka regjistruar 25 paraqitje këtë edicion për zikaltrit, mirëpo gjithmonë prapa Alessandro Bastonit në strategjinë e Antonio Contes.
Sipas gazetarit të RMC Sport, Mohamed Bouhafsi, Lyoni është duke kërkuar të dijë për disponueshmërinë e Godin për sezonin e ardhshëm.
Interi nuk planifikon ta mbajë uruguaianin, mirëpo klubi francez do ta ketë të vështirë që t’ia japë pagën prej 5.5 milionë eurosh.