Macaulay Culkin: Ka 15 vjet që nuk e kam shikuar filmin “Home Alone”

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Aktori Macaulay Culkin, i cili u bë i famshëm në saje të rolit në filmin “Home Alone”, thotë se ka kaluar një kohë të gjatë që nuk del nga shtëpia gjatë festave të Krishtlindjeve.

Megjithëse kanë kaluar 28 vjet që nga dalja e filmit, pothuajse të gjitha televizionet e shfaqin filmin në kohën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Nga kjo krijimtari shumë popullore ai ende fiton milionat.

Gjatë një interviste me Ellen DeGeneres, aktori tha se nuk i pëlqen ta shikoj filmin ku shfaqet në rolin kryesor. Ai pranoi se për herë të fundit e kishte shikuar 15 vjet më parë.

Aktori pohoi se kur ka qenë i ri e ka shfrytëzuar popullaritetin e filmit në mënyrë që të dal në darka romantike me femrat. Tani ai thotë se kjo më nuk funksionon.

“Nuk mund ta shikoj filmin si të gjithë të tjerët pasi unë e di se çdo pjesë të xhirimeve”, tha ai.

“Koha e Krishtlindjeve është koha ime, është koha e Macaulayt. Unë jam shumë i vetëdijshëm për këtë. Kjo është arsyeja pse në këtë kohë të vitit më pak dal nga shtëpia dhe përpiqem që t’i shmangem njerëzve sa më shumë të jetë e mundur. Kur dal jashtë, të gjithë më kërkojnë në mua. Unë nuk jam aspak i kënaqur dhe ndihem çuditshëm”, tha Culkin.

Ndryshe, tashmë 38-vjeçari është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme