Macron dhe Merkel krijojnë një front europian përballë Kinës

| 27 Mar 2019 | 09:51 | Nga

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ritheksuan dje para homologut të tyre Xi Jinping një partneritet më të ekuilibruar mes Kinës dhe Europës.

Gjatë një mini-samiti të pazakontë në Elize, krerët e dy fuqive kryesore europiane, të shoqëruar nga presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, u përpoqën të mishërojnë një front të bashkaur europian përballë ambicieve ekonomike dhe strategjike të Kinës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, që kishte ndërmarrë iniciativën e këtij takimi, nxiti Kinën që të “respektojë Bashkimin Europian”, ndërkohë që Pekini dyshohet se po përpiqet të përçaje vendet europiane nëpërmjet politikës së tij të investimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme