Dy zonjat e para të preferuara sa i përket stilit dhe mënyrës së jetës më në fund janë takuar. Brigitte Macron, “Première Dame” e Francës dhe Melania Trump, “First Lady” e SHBA-së ishin së bashku në Belgjikë në një takim të presidentëve të vendeve të NATO-s.
Menjëherë ka nisur një “luftë” mes tyre për pamjen. Brigitte Macron erdhi si gjithmonë me moskokëçarjen e saj të paimitueshme, një qëndrim rinor që reflektohej në zgjedhjet e saj të stilit. Melania Trump zgjodhi si zakonisht një “look” të stilit amerikan. Kjo mund të jetë edhe një arsye për të studiuar më në detaje pamjen e Brigitte dhe Melanie për një krahasim në kushte të barabarta.
“Première Dame” kishte veshur një fustan pak të zi, me një anë shumë të shkurtër. Brigitte, ju e dini, ka një pamje të një parizieneje të vërtetë dhe përqendrohet shpesh te këmbët e saj të bukura. Për të kompletuar look-un e Mary Jane rozë me rrip të zi dhe një çantë të personalizuar në sup me inicialet e saj. Pamja e saj ishte e firmosur si gjithmonë Louis Vuitton dhe kush e di, ndoshta këtë herë e gjithë veshja ishte marrë hua. Por në këtë rast Brigitte ndoqi rregullin e mirë dhe të vjetër të elegancës sipas Coco Chanel: vish një fustan të zi dhe nisu! Kjo dihet se është një elegancë me pak mundim.
“First Lady” amerikane kishte përdorur dy look-e të ndryshme në të dyja takimet. Te i pari kishte veshur një komplet me rripa ngjyrë bezhë lëkure të Maison Ullens, një brand belg në nderim të vendit që po e priste. Më pas kishte zgjedhur një pamje tjetër: një fustan të zi me dantella të gjata Dolce & Gabbana, linja e saj e preferuar italiane.