Presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të zhvillojë të hënën një takim me presidentin francez Emanuel Macron, shkruan Gazeta Express.
Siç njoftojnë mediat serbe, takimi në mes të Vuçiqit dhe Macronit, do të zhvillohet të hënën në Paris, duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë do të diskutojnë ata.
Kujtojmë që Kosova dhe Serbia për më shumë se një muaj nuk kanë zhvilluar asnjë takim mes tyre.
Kosova është në prag të zgjedhjeve, teksa nga BE’ja kanë thënë që takimet do të vazhdojnë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.
Në ndërkohë Kosova të hënën pritet që të vendos marrëdhëniet diplomatike me Izraelin ashtu siç edhe është paraparë me marrëveshjen e Uashingtonit.