Macron emëron konservatorin Philippe për kryeministër të Francës

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 19:04 | Nga

“Presidenti i Republikës ka emëruar Edouard Philippe për kryeministër”, deklaroi të hënën sekretari i Përgjithshëm i pallatit Elysee, Alexis Kohler.

Në ditën e parë në zyrën presidenciale, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, emëroi deputetin konservator Edouard Philippe, për kryeministër të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Presidenti i Republikës ka emëruar Edouard Philippe për kryeministër”, deklaroi të hënën sekretari i Përgjithshëm i pallatit Elysee, Alexis Kohler.

Veprimi i presidentit francez, është parë si një tentativë e Macronit për të bërë për vete para zgjedhjeve parlamentare disa figura konservatore opozitare të “La Republique En Marche” (Republika në Lëvizje), sepse shumica parlamentare do ti nevojitet Macronit për të zbatuar reformat të cilat i premtoi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme