Macron i kërkon falje Ruandës për gjenocid

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti francez Emmanuel Macron, i kërkon falje Ruandës për rolin e saj në gjenocidin e vitit 1994.

“Në këtë rrugë, vetëm ata që kaluan atë natë ndoshta mund të falin, na japin dhuratën e faljes,” tha Macron në një fjalim në memorialin e gjenocidit të Gisozi në Kigali, ku janë varrosur më shumë se 250,000 persona.

“Franca nuk i dëgjoi ata që e paralajmëruan atë për masakrën e afërt në Ruandë dhe qëndruan de facto pranë një regjimi gjenocid”, tha Macron.

Por Franca “nuk ishte një bashkëpunëtore” e gjenocidit, shtoi Macron, shkruan Euronews.

Të ngjashme