Sanna Marin është tanimë kryeministrja më e re në botë, që u zgjodh pak ditë më parë në Finlandë.
Marin, ka marrë pjesë në samitin e Bashkimit Europian, ndërsa është takuar me udhëheqësit e BE dhe vendeve të tjera.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është takimi i saj me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Macron është fotografuar duke u përqafuar e shkëmbyer batuta me kryeministren finlandeze, dhe duket qartë që i pari i Francës është mahnitur nga finlandezja.