Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka pasur fjalë të mëdha për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit që kishte me të në Francë.
Macron e përmendi edhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, për të cilin tha zëri i Edi Ramës është shumë i çmuar.
“Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës ku zëri juaj është i çmuar. Shkëmbimet tona të sotme do të lejojnë të vazhdojmë në këtë rrugë… për të forcuar partneritetin tonë në të gjitha fushat”, tha Macron.