Macron sulmohet me vezë

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Presidenti francez Emmanuel Macron është sulmuar me vezë.

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale, tregojnë Macron duke kaluar nëpër një turmë ndërsa veza i hidhet kokës, pas një fjalimi të mbajtur në një ngjarje mikpritjeje në Lyon.

Për fat të mirë veza nuk shpërtheu.

Lyon Mag raporton se një i ri u arrestua nga shërbimi i sigurisë pasi hodhi vezën dhe bërtiti “rroftë revolucioni”, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme