Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje të mërkurën politikanëve të moderuar si nga e majta edhe nga e djathta që të mobilizohen për të mundur të djathtën e skajshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që ai i shpalli pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Macron iu drejtua votuesve francezë për herë të parë që nga vendimi i tij i befasishëm të dielën për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik, tre javë pasi partia Bashkimi Kombëtar ku bën pjesë politikania e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen triumfoi në zgjedhjet për Parlamentin e Bashkimit Evropian.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Presidenti Macron tha se vendosi ta ndërmerrte vendimin që mbart rrezik politik, sepse nuk mund ta injorojë realitetin e ri politik, pasi partia e tij pro-evropiane pësoi disfatë të thellë dhe fitoi më pak se gjysmën e mbështetjes së Bashkimit Kombëtar që udhëhiqet nga Jordan Bardella.
gjedhjet e parakohshme do të mbahen me dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik, tre javë pasi partia Bashkimi Kombëtar ku bën pjesë politikania e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen triumfoi në zgjedhjet për Parlamentin e Bashkimit Evropian.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Presidenti Macron tha se vendosi ta ndërmerrte vendimin që mbart rrezik politik, sepse nuk mund ta injorojë realitetin e ri politik, pasi partia e tij pro-evropiane pësoi disfatë të thellë dhe fitoi më pak se gjysmën e mbështetjes së Bashkimit Kombëtar që udhëhiqet nga Jordan Bardella. (VOA)