Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se Franca do të tërheq trupat e saj nga Mali, nëse situata politike nuk është stabile dhe nëse ajo çon drejt radikalizimit më të madh islamik.
Franca ka 5,100 trupa të vendosur në rajonin e Sahelit, duke qenë një vijën e parë në luftën kundër militantëve islamikë. Trupat franceze kanë mbështetur forcat në Mali, Mauritania, Nigeri, Burkina Faso dhe Çad për të luftuar me militantët në rajonin e Sahelit që nga viti 2013.
Presidenti francez në një intervistë për të revistën javore Jounal du Dimanche ka deklaruar se u ka thënë liderëve rajonalë se Franca nuk do t’i mbajë përgjithmonë trupat e vet në Afrikë dhe se nuk do t’i mbështetin shtetet ku nuk ka legjitimitet dhe tranzicion.
Në Mali ka rrezik të bëhet edhe një puç i dytë pas atij që ishte para nëntë muajve, shkruan BBC.