Macroni ripërsërit thirrjen për ndaljen e shtypjes në Birmani

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Macroni ripërsërit thirrjen për ndaljen e shtypjes në Birmani

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ripërsëritur thirrjet për një përfundim të shpejtë të shtypjes në Birmani.

Thirrja e tij ka ardhur një ditë pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur në ditën më të përgjakshme deri më tani në protestat kundër grusht-shtetit në këtë vend.

“Franca bënë thirrje për një ndërhyrje të shpejtë për të ndalur shtypjen në Birmani, për lirinë e njerëzve të cilët po mbahen të arrestuar dhe për respektim të zgjedhjes demokratike të qytetarëve të Birmanisë të shprehur në zgjedhjet e fundit. Ne jemi në anën tuaj”, ka shkruar Macron në Twitter.

Policia në Birmani ka shtypur protestat në disa qytete duke gjuajtur me armë zjarri dhe duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Protestat atje janë duke u zhvilluar që nga fillimi i muajit shkurt, për shkak të marrjes së shtetit nga ushtria e cila ka arrestuar edhe lideren Aung San Suu Kyi për shkak se konsideronte se zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar në të cilat ajo doli fituese, ishin të manipuluara.

Të ngjashme