Madagaskari njeh Pavarësinë e Kosovës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.
“Urime Kosovë!, faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskari kanë nga një mik më shumë. Falënderimet e mia më të sinqerta për popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Madagaskar.”, shkruhet në postimin e Pacollit.