Madonna nuk e përjashton adoptimin e më shumë fëmijëve. Këngëtarja amerikane ishte në një qytet të shtetit të Malavit, ku ka bërë përurimin e një qendre spitalore.
“Kush e di? Po, unë kurrë nuk them kurrë”, tha Madonna gjatë vizitës në shtetin afrikan.
Ajo deri më tani ka adoptuar katër fëmijë, Mercy James, 11, David Banda, 11, Stelle, pesë vjeç dhe Estere, pesë vjeç.
Ndryshe, theksojmë se nëna e 59-vjeçares vdiq kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe, ajo zbuloi se amësia e saj ka qenë një formë terapie për të.