Madonna bënte ushtrime vazhdimisht për koncertet e saja edhe pse nuk ishte mirë me shëndet.
Të mërkurën e kaluar, menaxheri i mbretëreshës së Pop-it, Guy Oseary, bëri të ditur se Madonna ishte shtruar në spital për shkak të një “infeksioni të rëndë bakterial”, vetëm disa javë para se të niste turneu i saj i shumëpritur, Celebration.
“Ajo injoroi disa simptoma të sëmundjes për një kohë të gjatë, sepse mendoi se ato do t’i largoheshin. Por ajo nuk donte t’i linte provat për turin e koncerteve”, ka thënë një burim i këngëtares.
“Ajo ishte e rraskapitur dhe nuk ndihej 100 përqind mirë dhe për një kohë ishte në pritje të turneut të saj”.
“Ajo është e pamëshirshme ndaj vetes në përpjekjet e saj për të qenë më e mira, për të mahnitur fansat e saj dhe për të bërë atë që të tjerët para saj nuk e kanë bërë”, ka thënë ky burim për People.