Madonna i anuloi dy koncerte në Paris shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur botërore, Madonna planifikohej t’i mbajë dy koncerte në kryeqytetin francez, të martën dhe të mërkurën, në kuadër të turneut të saj “Madame X” por organizatorët e këtyre ngjarjeve e kanë konfirmuar anulimin e tyre, pasi qeveria franceze i ndaloi mbledhjet e më shumë se 1.000 personave në një vend, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje, transmeton Koha.net.

“Si pasojë e lajmërimit zyrtarë nga zyra e policisë në mëngjesin e sotëm, e cila e ndalon organizimin e ngjarjeve me një publikë më të madhe se 1.000 persona, kompania ‘Live Nation’ me keqardhje ju bërë të ditur se dy koncertet e fundit të turneut ‘Madame X’ të planifikuara për data 10 dhe 11 mars, janë anuluar. Nga ky çast, mund t’i tërhiqni paratë e biletave. Na vjen keq shumë që fansat po mbesin të zhgënjyer,” thuhej në komunikatën e lëshuar për media.

Koronavirusi e ka tronditur botën dhe Madonna nuk është e famshmja e vetme që është detyruar t’i anulojë koncertet e planifikuara. Ngjarje të shumta nga bota e muzikës, modës dhe filmit, janë shtyrë apo anuluar tërësisht, pikërisht për shkak të panikut rreth përhapjes së kësaj sëmundjeje, duke i lënë të zhgënjyer si fansat ashtu edhe industrinë e showbizit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme