adonna ka reaguar në spekulimet se ka vendosur implante në vithe.
Këngëtarja e hitit Material Girl e pati një performancë befasuese në Stonewall Inn në New York City në natën e Vitit të Ri, kur doli në skenë me djalin e saj të adoptuar, David Banda, dhe e këndoi hitin “Like a Prayer” dhe coverin e Elvis Presley, “Can’t Help Falling in Love”.
Pas shfaqjes së pamjeve të performancës së tyre, shumë shfrytëzues të mediave sociale vunë re se forma e prapanicës së Madonnës dukej ndryshe dhe pyetën nëse i ishte nënshtruar operimit.
Të enjten mbrëma, 60-vjeçarja foli për spekulimet, por nuk i konfirmoi dhe as mohoi. Ajo e postoi një fotografi të saj prapa skenës në vendin e ngjarjes në mediat sociale dhe shkroi në titull: “Duke mos e kërkuar lejen e askujt……………… (me emoji të qarjes me të qeshura). Dhe jam e lejuar të bëj çfarë të dua me trupin tim si çdokush tjetër!! Faleminderit 2019! Do të jetë një vit i mrekullueshëm! (emoji i zjarrit)! #2019 #liri #respekt #pafrikë #padiskriminim.”
“Oh Zot, Madonna, përse e ke implantuar atë implant të tmerrshëm në vithe?”- shkroi një përdorues në mediat sociale, ndërsa një tjetër shtoi: “Si shoqëri i kemi bërë prapanicat e mëdha aq të MËDHA, saqë edhe Madonna e ka implantuar një të tillë. Unë dorëzohem”.
Megjithatë, të tjerët sugjeruan se ky mund të ishte thjesht një paketim i pajisjes së mikrofonëve në pjesën e prapme të pantallonave të saj.
Gjatë shfaqjes së saj befasuese në Stonewall, vendi i trazirave të cilat ndihmuan në lansimin e lëvizjes LGBTQ në vitin 1969, Madonna, e cila u emërua kohët e fundit si ambasadore e lëvizjes, gjithashtu e mbajti edhe një fjalim.
“Qëndroj këtu krenare në vendin ku nisi krenaria, Stonewall Inn legjendar, në lindjen e një viti të ri. Jemi mbledhur sonte për ta festuar 50 vjetorin e revolucionit,” tha ajo. “Nëse vërtetë do të kishim durim ta njohim njëri-tjetrin do të zbulonim se të gjithë e kemi të njëjtën ngjyrë të gjakut dhe të gjithë duhet të duam dhe të duhemi”.