Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, e ka quajtur qeverinë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump “një bandë ekstremistësh”.
Ai e ka fajësuar SHBA-në për krizën që ka përfshirë vendin e tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në një intervistë për BBC, Maduro ka thënë se nuk do të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Venezuelës pasi që sipas tij SHBA me këtë dëshiron që ta justifikojë intervenimin.
“Ata janë duke nxitur situatën që të ndërhyjnë”.
Amerika është ndër vendet e para bashkë me disa të tjera Perëndimore që kanë njohur liderin opozitar Juan Guadio si president të përkohshëm.
Ai ka thënë se ka shpresuar se “ky grup ekstremistësh në Shtëpinë e Bardhë do të mposhtej nga një opinion i fuqishëm publik botëror.