Një debat mes Maestros dhe Luizit ka nisur mbrëmjen e djeshme.
Luizi hapi dorën pasi Armaldo i’a kërkoi dhe ky i fundit, shkundi hirin në dorën e tij.
Gjesti i Armaldos nuk u prit aspak mirë nga Luizi e cili i tha se do merrte hak 10-fish.
Luzi prej disa orësh ka “kërcënuar” Maestron se e pret diçka gjatë natës.
Gjatë natës Armaldo i thotë banorëve të tjerë që nëse Luizi bën diçka, ai do bej skandal, do marrë valixhet dhe do largohet të shtunën.
Maestro: Do bëj skandal me pasoja të rënda.
Olta: Po ça skandali përshembull?
Maestro: Skandali me pasoja të rënda është shumë shumë shumë i rëndë.
Luizi: Aq sa të përjashtohesh?
Maestro: Iki vetë unë. I them derës hapu unë, të vijë dhe policia.
Luizi: Unë ta thashë kur e bërë mendoje mirë.
Maestro: Më ke tallur me emrin 10 herë, zar, Amarildo. Unë e kam tharrë gjysmën, ma ka tharrë loja po mu tha dhe gjysma tjetër … o Zot më ndal. Do më erren sytë.
Biseda mes Luizit dhe Maestros ka sjellë të qeshura pafund mes banorëve.