Kur djali ynë i madh nuk ishte mirë me shëndet, një psikiatër na dha një dhuratë të madhe. Ai na tregoi në lidhje me një eksperiment që u zhvillua në Angli. Ishte një ritual i thjeshtë që nënat e fëmijëve të sëmurë bënin çdo natë.
Kur fëmija flinte prisnin që ata të hynin në gjumin e thellë dhe pastaj pëshpërisnin këto fjalë të thjeshta për fëmijën e tyre:
“Të dua. Unë jam krenar për ty. Sa e kënaqur jam që je fëmija im. Ju jeni fëmija më i mirë për mua.”
Rezultatet ishin interesante.
Fëmijët me të njëjtën diagnozë, mirëpo që nuk dëgjuan pëshpëritjet e nënave të tyre, kishin një kohë rikuperuese më të gjatë sesa fëmijët që dëgjuan zërin e ëmbël të nënës. Kjo është magjia e fjalëve të një nëne.
Çfarë realisht ofron kjo pëshpëritje?