Barcelona të mërkurën në ndeshjen ndaj Real Betis triumfoi me shifrat 1-2, duke grumbulluar 50-të pikë në krye të tabelës në “La Liga”.
Kjo ishte ndër herat e pakta që Barca pësoi gol, madje nga mbrojtësi i saj, Jules Kounde.
Përveç që janë liderë në kampionatin spanjoll, lojtarët e Xavi Hernandez janë prijës edhe në fazën e sulmit me 39-të shënime dhe atë të mbrojtjes me vetëm 7-të gola të pësuara, derisa në këtë të fundit janë më të mirët në ligat e mëdha evropiane.
Këto shifra i’u mundësojnë që ta kenë edhe gol-dallimin më të mirë në Spanjë, +32.
Në ballafaqimin me Betisin, ishte hera e katërt këtë sezon që Barca pëson vetëm një herë në 19-të duele në kampionatin spanjoll.
Në të vetmin takim që ekipi i Xavit ka marrë më shumë gola ishte ai kundër Real Madrid, kur kishte humbur 3-1.
Ndërsa në 14-të ndeshjet tjera, mbrojtja lidere nuk ka lejuar kundërshtarët të realizojnë asnjëherë.