Reperi i njohur Majk, ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me Marin dhe Rzon.
Kënga me titull “Pa Marre” është pritur mirë nga fansat, duke u shndërruar në një nga hitet e momentit.
Ashtu sikurse shumë kolegë të tij, reperi nga Prishtina, po përballet me vështirësitë në zhvillimin e profesionit të tij në kushte normale, për shkak të kufizimeve që ka sjell pandemia globale prej dy vitesh, COVID-19.
E kur jemi te virusi famëkeq, Majk duket se është bërë nervoz me policin e Kosovës, kështu duke e shprehur mllefin e tij në Insta Story.
“Don mu bo lufta e 3 boterore, kta polict kufitar ton hala po na lypin vaksinat, me bo me dasht me na pushtu dikush, smujn me hi pa 2 vaksina nKosov,BRAVO” , shkruan reperi.
Te na sosht luft, po kena or policore para Ukraines, Bravo Qeveria e KS”, vazhdon tutje Majk.