Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, ka realizuar një intervistë në të cilën ka folur edhe për situatën politike në Shqipëri dhe Kosovë.
Duke folur për Kosovën, sekretarja e RCC-së Majlinda Bregu, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë një orë e më parë.
Madje, ajo ka shtuar se lëvizja e lirë për qytetarët e Ballkanit nuk është më një luks por një e drejtë të cilën e kanë merituar qysh moti.
“Kjo është një e drejtë që qytetarët e Kosovës e meritojnë. Lëvizja e lirë nuk është luks për asnjë nga vendet e rajonit më”.
“Nuk them sa e mundshme është në situatën reale, por them se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë një orë e më parë”, ka thënë Bregu.
Për të dëgjuar deklaratën e plotë për liberalizimin e vizave për Kosovën, dëgjoni intervistën në minutën e 38-të.