Në qytetin e Pejës është bërë përurimi i shtatores së kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se Majlinda ka dëshmuar se ka motiv për të vazhduar edhe përkundër sfidave.
“Pavarësisht sfidave dhe problemeve që mund të hasin na kanë dëshmuar se mund të rrezohemi, edhe si popull dhe të ringritemi edhe 1 mijë herë nëse është nevoja”.
“Faleminderit që u bërë inspirim i shkollës tënde, nga t’i mësojnë që mos të dorëzohen kurrë. Dëshmove që lotët e t’u u kthyen në diamantë”.
“Ngrite vendin aty ku ne si politikan nuk mundëm kurrë. Rinia ka qenë shumë hapa para nesh. Ka ardhur koha që edhe institucionet të vijnë në hapin tënd e ta bëjnë krenar vendin”, deklaroi Osmani.
Ministrja e Kulturës, Rinise dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se Majlinda është krenaria e të gjithëve, sidomos e të rinjve.
“Sa herë që vijë në pjesë krenohem për punën e tij. Majlinda Kelmendi ti je krenaria jonë. Urime Majlinda dhe të gjitha që po na bëni krenarë”.
Kryetari i Federatës ndërkombëtare, Marius Vizer, tha se Majlinda është mënyra më e mirë e inspirim për sportin, prandaj sipas tij, duhet të jemi krenarë të gjithë.
Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, tha se sfidat i kanë tejkaluar më shumë punë dhe përkushtim, raporton EO.
“Deri në ditët e sotme kemi hasur në shumë sfida, por janë tejkaluar më shumë punë dhe përkushtim. Mbështetja e pa rezervë e kryetarit Marius Vizer po kulmon sot në zbulim e shtatores së sportit vendore e ndërkombëtare”.
Majlinda Kelmendi, tha se suksesin e ka filluar nga ky vend i vogël, prandaj edhe shtatorja është vendosur në vendin e duhur, raporton EO.
“Sot është një dite historike. Si jeni duke e përjetuar ju unë dy here më shumë unë kam shumë emocione. Faleminderit shumë që keni ardhur. Shumë me kanë pyetur se ku është me mirë të jetë shtatorja këtu apo në Prishtinë”.
“Unë mendoj se e ka vendin këtu pasi këtu e kam filluar karrierën. Kjo statujë ka me e motivuar fëmijët që me ditë që edhe ata munden me arritur gjithçka. Unë kam filluar prej këtu nga vendi i vogël”.
Pjesëmarrës në këtë eveniment ishte dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe shumë qytetarë.