Pas një kohe të gjatë, kampionia Olimpike mbetet pa medalje, por fiton 252 pikë Olimpike.
Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, mbeti pa medalje në një garë.
Xhudistja jonë u mund nga spanjollja, Ana Perez Box, në luftën për medaljen e bronztë, në Grand Prixin e Budapestit të Hungarisë, kategoria -52 kg.
Me vendin e pestë, Majlinda fitoi 252 pikë Olimpike.
I urojmë më shumë fat heroinës tonë në garat e ardhshme.
Pas pak, Nora Gjakova lufton për medaljen e artë.