Zakonisht makaronat cilësohen si ushqime jo të shëndetshme.
Mirëpo, duket se kjo nuk është sic ne kemi menduar. Disa hulumtime kanë treguar se ngrënia e makaronave nuk kontribuon në shtimin e peshës.
Studimi u krye në 23 mijë italianë që konsumojnë më shumë pasta dhe studiuesit zbuluan se makaronat nuk ndikuan në madhësinë e belit, transmeton Klan Kosova.
Por makaronat janë ushqim i shëndetshëm, pasi janë adekuat për t’u kombinuar me ushqime tjera të shëndetshme si perime, fibra, peshk, salcë domatesh, djathë e shumë përbërës tjerë që janë të pasur me proteína.
Pastat sigurojnë energji, janë të pasura me karbohidrate edhe sigurojnë glukozë në organizëm.
Po ashtu, ulin nivelin e sodiumit dhe kolesterolit.
Pastat përbëjnë një dietë të ekuilibruar ku 35% e konsumit tonë të përditshëm të kalorive duhet të vijnë nga karbohidratet komplekse siç janë pastat.