Makina del nga rruga në aksin Lezhë-Shkodër, lendohet shoferi

| 27 Qer 2020 | 16:09 | Nga

Një person mbeti i lenduar në një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme pranë fshatit Balldre, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

/Ora News.tv/

Të ngjashme