Të mërkurën në mbrëmje ka ndodhur një aksident, ku si pasojë një veturë është futur brenda një lokali në qytetin e Tiranës.
Ende nuk dihet nëse ndonjë person ka marrë lëndime trupore gjatë këtij aksidenti. Ndërsa raportohet se dëmet materiale janë të mëdha, shkruan Syri.net.
Autoritetet e sigurisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku i aksidentit.