Një shtetase siriane është goditur për vdekje nga një makinë, në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës,
I dyshuari për këtë rast është arrestuar.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, policia bën të ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.