Makina përplas për vdekje një 64-vjeçar që udhëtonte me motor në Tiranë

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme