Me vendimin e gjykatës është anuluar ligji për ndalimin e përdorimit të fjalës “Allah” nga jomuslimanët në rituale, predikime dhe libra fetarë, e cila ndalesë vazhdonte për 35 vjet në Malajzi.
Vendimi i çështjes së paraqitur nga malajziani Christian Jill Ireland, i cili jeton në Sarawak, për anulimin e ligjit të vendosur në vitin 1986 nga vendimi i kabinetit, u mbajt në Gjykatën e Lartë të Kuala Lumpurit, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Nur Bee Ariffin vendosi që qeveria e asaj kohe që ndalonte përdorimin e termeve islame si “Allah”, “Qabe” dhe “namaz” ishte antikushtetuese.
Gjykatësi Nur Bee shpjegoi se brenda fushës së lirisë së fesë dhe ndërgjegjes, jomuslimanët mund të përdorin terma islame të identifikuar me gjuhën malajziane në praktikat fetare, ritualet dhe librat fetarë.
35 vjet ndalesë
Qeveria e Malajzisë ndaloi përdorimin e termave islame, veçanërisht fjalën “Allah”, nga jomuslimanët në vitin 1986, me qëllim që “të parandalonte jomuslimanët nga aktivitetet misionare kundër muslimanëve”.
I krishteri malajzian, Ireland i cili u ndalua me arsyetimin se mbante CD me mbishkrimin “Allah” gjatë kthimit nga Indonezia në vitin 2008 dhe CD-të e të cilit u konfiskuan nga policia, aplikoi në gjykatë për të anuluar këtë vendim.
CD-të Ireland iu kthyen në vitin 2015, pas së cilës në vitin 2017 Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtonte aplikimin e Ireland.
Popullsia e Malajzisë përbëhet nga 61.3 për qind muslimanë, 19.8 për qind budistë, 9.2 për qind të krishterë, 6.3 për qind hindusë.