Malajzia e fton Liridon Krasniqit për kualifikimet e Botërorit

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti kosovar do ta përfaqësojë shtetin aziatik në kualifikimet e Botërorit 2022. Ish-përfaqësuesi i Kosovës ftohet për herë të parë tek Malajzia, derisa paraprakisht kishte luajtur për “Dardanët”

Liridon Krasniqi do ta nisë një eksperiencë të re në një Kombëtare të re.

Në fakt, ish-përfaqësuesi kosovar është ftuar në Kombëtaren e Malajzisë.

Selektori Tan Cheng Hoe e ka zbuluar sot listën e 25 futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e ekipit për tri ndeshjet e mbetura të rundit të dytë kualifikues për Botërorin 2022, regjioni i Azisë.

Dhe, në mesin e tyre shihet edhe emri i Krasniqit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme