Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed ka urdhëruar ngritjen e kufirit të ulët të martesës në 18 vjeç.
Gjatë takimit të kësaj jave me kryeministrat e provincave, Mahathir ka shqyrtuar temat lidhur me martesat në vitet e hershme, që është temë e shpeshtë diskutimi në vend.
Ai vendosi që personat nën moshën 18 vjeç nuk mund të martohen. Ky vendim u mbështet edhe nga zyrtarët e tjerë.
Martesat e fëmijëve janë shumë të zakonshme në provincat malajziane Sarawak, Kelantan, Sabah dhe Johor.