Parazitët rezistentë të malaries ndaj ilaçeve janë shpërndarë me shpejtësi në Azinë Juglindore, kanë thënë hulumtuesit nga Britania e Madhe dhe Tajlanda.
Parazitët kanë lëvizur nëpër vende të ndryshme, përfshirë Tajlandën dhe Vietnamin, ku gjysma e pacientëve nuk kanë marrë masa paraparake ndaj sëmundjes.
Sipas hulumtuesve, të gjeturat janë shumë shqetësuese, sepse malaria mund të shpërndahet në gjithë Afrikën.
Brenda një viti në botë raportohen rreth 219 milionë raste të prekura me malarie.
Nëse nuk trajtohen, parazitët mund të ndikojnë në probleme të frymëmarrjes dhe mosfunksionim të organeve.
Kjo sëmundje vret rreth 435,000 persona çdo vit, dhe shumica prej tyre janë fëmijë nën moshën pesëvjeçare.