Asociacioni i Malazezëve të Kosovës ka uruar shqiptarët për Festën e Flamurit
“Të gjithë bashkëqytetarëve të komunitetit shqiptar nga zemra ua urojmë festën e ditës së flamurit me dëshirën që Shqiptarët si popullatë më e madhe të jenë strumbullar të paqes, unitetit dhe zhvillimit ekonomik të shtetit tonë të përbashkët Kosovës”, thuhet në një njoftim për media nga kryetari Slobodan Vujiçiq.