Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, i ka dalë në mbrojtje trajnerit Marco Giampaolo, pas humbjes nga Fiorentina (1-3) në San Siro.
Viola i nënshtroi Rossonerët para tifozëve të vet, duke ua shkaktuar humbjen e katërt në gjashtë ndeshjet e para kampionale.
“Ne e kemi zgjedhur trajnerin, do ta mbrojmë atë, duhet t’i japim pakëz kohë”, ka deklaruar Maldini për Sky Sport Italia pas ndeshjes.
“E dinim se i kishin disa probleme me të cilat do të përballeshim, megjithëse nuk prisnim t’i humbnim katër nga gjashtë ndeshjet e para, por cilësia e futbollit që bëjmë nuk është cilësore”.
“Aktualisht mund të duket si një tunel pa dritë, por siç e tha trajneri ynë, dalja nga kjo situatë kërkon shumë punë… Nuk ka dyshim se është faji i lojtarëve, klubit, trajnerit, të gjithëve”, ka thënë legjenda e Milanit.