Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, nuk ka infektime të reja me Coronavirus në këtë vend.
“Nga raporti i djeshëm i gjendjes deri në mëngjesin e sotëm deri në orën 8 e 45 minuta, laboratorët e Institutit përfunduan analizën e 57 mostrave, në mesin e të cilave nuk kishte raste të reja të infektimit me koronavirus”, tha Instituti i Shëndetit Publik, raporton RTCG.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i shfaqjes së Coronavirusit të ri në Mal të Zi është 321.