Nga janari deri në fund të tetorit 2018, më shumë se 2.1 milionë turistë qëndruan në Mal të Zi, ose rreth 100,000 më shumë se vitin e kaluar, tha ministri malazez i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Pavle Raduloviq.
Në këtë periudhë, sipas tij, kishte mbi 12 milionë bujtje, që është 550,000 më shumë se gjatë gjithë vitit 2017.
“Ishte rekord para dhe pas sezonit në 2018, me një të ardhur të përgjithshme prej më shumë se një miliard euro”, tha Raduloviq në një intervistë për Dnevne novine.
Ai shtoi se për herë të parë në historinë e vendit, miliona turistë qëndruan në hotelet malazeze për vetëm dhjetë muaj, ndërkohë që pret që kjo shifër të jetë më e lartë në të dhënat përfundimtare për 2018.