Autoritetet shëndetësore malazeze kanë konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19 te një foshnje gjashtë muajshe, raporton RTCG.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Berane, një foshnjë gjashtëmujore po trajtohet për coronavirus.
Gjithashtu 43 pacientë të tjerë po ballafaqohen me pandeminë globale po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Berane, transmeton Telegrafi.
“Një total prej 6 pacientësh kanë gjendje më të rëndë, dy prej të cilëve janë me ventilim mekanik jo-invaziv. Një foshnjë gjashtëmujore e cila është pozitive, gjithashtu po trajtohet në spital”, thuhet në një deklaratë të institucionit shëndetësor.
Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka konfirmuar se 3748 raste me COVID-19 dhe 71 vdekje.