Qeveria e Malit të Zi i ka dërguar lutje për ndihmë mjekësore NATO-s, përkatësisht Qendrës për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive.
Mali i Zi, sikurse edhe vendet e tjera të botës, po përballet me pandeminë e koronavirusit.
Aktualisht në këtë vend janë të regjistruara 91 raste të të infektuarve, ndërsa dy pacientë kanë vdekur.
Në lutjen dërguar NATO-s thuhet se Mali i Zi kërkon 320 respiratorë dhe mbi 5.6 milionë maska kirurgjikale.
Sipas mundësive, Mali i Zi kërkon edhe rreth një milion maska të posaçme me filtra dhe rreth 6.5 milionë dorëza.
Qendra për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive është një mekanizëm civil i NATO-s për reagim në situatat e jashtëzakonshme.
Mali i Zi është bërë vendi i fundit në Evropë që ka raportuar rastet e para me coronavirus më 17 mars.