Mali i Zi i ngreh përmendore Titos

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi komunal i Podgoricës ka miratuar propozimin e kryebashkiakut të kryeqytetit malazez, Ivan Vukoviq që në Podgoricë t’i ngrihet përmendore ish-liderit jugosllav, Josip Broz Titos.

Vendimin e tillë e kanë mbështetur asamblistët e partisë në pushtet dhe dy asamblistë të Lëvizjes Qytetare, URA.

Vukoviq ka thënë se nisma për ngritjen e një përmendoreje të tillë nuk paraqet jugonostalgji, por dëshmi se Mali i Zi i mbetet besnike orientimit anti-fashist, raporton RTCG, transmeton Koha.net.

“Antifashizmi në Mal të Zi vazhdon dhe shteti nuk e ka ndërmend të largohet prej asaj rruge”, ka thënë Vukoviq. Ai ka shtuar se në kohën e Titos, regjimi nuk ka qenë demokratik, por alternativat kanë qenë shumë më të këqija.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme