Mali i Zi ka vendosur kufizime të reja sa për hyrjen në Malin e Zi këtë fundjavë.
Me këto ndryshime do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me leje qendrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).
Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi.
Gjithashtu ata që kanë zgjedhur të kalojnë këtë fundjavë në shtetin fqinj nuk mund të kalojnë nëse nuk kanë prenotuar më parë. Nuk ka ndryshime, për sa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.
Nga këto kufizime penalizohen punëtorët ditore të cilët kalojnë kufirin për të punuar në Mal të Zi.
Nuk ka ndryshime, për sa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.
Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim.
Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.
Kërkohet mirëkuptimi i të gjithë qytetarëve të cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të Kalimit Kufitarë.