Në 15 komuna të Malit të Zi vitin e kaluar është shënuar shtim negativ i popullsisë, para së gjithash në veri të vendit, kanë treguar të dhënat preliminare të Entin e statistikave.
Gazeta “Dan” transmeton se i vetmi qytet i cili ka shtim natyror të popullësisë ne veru të vendin është Rozhaja.
Në Mal të Zi vitin e kaluar kanë lindur 7.260 qytetarë, ndërsa kanë vdekur 6.494, që do të thotë se në shkallë shteti shtimi natyror ka qenë 766, që është shtimi më i vogël i popullsisë së Malit të Zi në histori.
Sa për krahasim, shtimi natyror në vitin 1991 ka qenë 5.636, që është shtatë herë më shumë se vitin e kaluar.
I vetmi qytet i cili veçohet për shtim pozitiv të pollsisë është Podgorica, në të cilën vitin e kaluar kanë lindur 2.714 bebe, ndërsa kanë vdekur 1.714 qytetarë, që do të thotë se shtimi natyror ka qenë saktësisht 1.000.