Mali i Zi ka mbledhur vetëm tri pikë në gjashtë ndeshjet e deritashme kualifikuese për “Euro 2020”. Njërën prej tyre e ka ndaj Kosovës. Ndërkohë tri të tjera i synon të hënën (sot, 20:45) kur në “Fadil Vokrri” në Prishtinë përballet me Kosovën.
Për Kosovën kjo është ndeshje vendimtare, ndërsa Mali i Zi ka kohë që ka humbur gjasat e kualifikimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por te Mali i Zi kanë thënë se pikërisht ndaj Kosovës do të kërkojnë fitoren e parë në grupin A të eliminatoreve për evropianin e vitit tjetër. Të dielën mbrëma Mali i Zi ka stërvitur në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Kjo arenë të hënën do të jetë e mbushur me shikues, që do t’i ofrojnë përkrahje të madhe Kosovës. Mali i Zi është duke pritur një vit për fitore në ndeshje zyrtare. Të premten mbrëma barazoi pa gola me Bullgarinë në Podgoricë.