37 kilogramë kokainë janë kapur nga Policia e Malit të Zi.
Droga gjendej në një veturë të tipit “Volkswagen” me targa të Shqipërisë.
Vetura u ndalua teksa po tentonte që të futej nga Mali i Zi për në Kroaci, raporton Abcnews.al.
Kapje të sasive të mëdha të kokainës që kalojnë nga Shqipëria janë bëre shpesh në Mal të Zi.
Policia dyshon se bëhet fjalë për një linjë të trafikut të kokainës nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Europian përmes Malit të Zi dhe Kroacisë.