Mali i Zi ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Malit të Zi sot e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Votimi ishte unanim dhe 44 deputetë votuan “për”. Deputetët e opozitës nuk ishin në sallë. Në mbledhje mori pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.Vendet-anëtare të NATO-s më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve-anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e barabartë, shkruan alsat-m përcjellë Klan Kosova.

Protokollin sot e ratifikoi edhe Sabori kroat. Greqia ishte vendi i parë i cili në Parlamentin e vet e ratifikoi këtë dokument. Protokolli për anëtarësim në NATO deri më tani është ratifikuar edhe nga Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria.

Të ngjashme