Mali Everestit mund të jetë tkurrur si pasojë e një tërmeti shkatërrues. Një ekip mbikëqyrës i Nepalit është nisur drejt malit më të lartë në botë për të zbuluar të vërtetën.
Pas dy viteve të trajnimit, katër grupe do të provojnë të gjejnë nëse lartësia zyrtare 8.848 metra ka mbetur e njëjtë.
Maja së pari është matur nga një ekip indian në vitin 1954 por shteti i Nepalit është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.8 shkallë të rihterit në vitin 2015, dhe mendohet se shkak i kësaj mali mund të jetë tkurrur, shkruan “The Independent”.
“Ne po dërgojmë një ekip sepse kanë lindur pikëpyetje lidhur me lartësinë e Everestit pas tërmetit”, tha koordinatori i ekipit Susheel Dangol.
Drejtuesi i ekipit dhe shefi mbikëqyrës, Khim Lal Gautum tha se nuk do të jetë e lehtë të punohet në atë terren të vështirë por jemi të bindur se misioni ynë do të jetë i suksesshëm.
Takimi vrojtues në maje mund të zgjatë përreth 10 minuta. Pajisja do të ndezët në maje për të pranuar të dhëna nga satelitët.
I pushtuar për të parën herë nga Tenzing Norgay dhe Edmund Hillary më 1953, lartësia zyrtare e malit Everest ka qenë e kontestuar nga studiuesit nga mbarë bota.
Shkencëtarët kinezë kohë më parë kanë thënë se mali mund të jetë për 3 metra më i shkurtër se matjet e vitit 1953, ndërsa organizata amerikane National Geography kanë thënë se maja është për 1.52 metra më e lartë. /GazetaExpress